Pulë me oriz kaf në furrë

Ushqime

Pulë me oriz kaf në furrë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Përbërësit:

1 qepë e madhe
3 filxhan çaji oriz kaf
1 pulë
trumëz (opsionale)
kripë
piper
vaj ulliri
100 g gjalp

Përgatitja: 

Pulën e shpëlani mirë, e prisni pjesë-pjesë dhe i jepni një valë me pak kripë dhe degë trumëze. Pasi pula është zier diku 30 min për të lëshuar yndyrën e saj , e heqim mënjanë dhe lëngun e kullojmë me sitë të imët.

Në një tigan skuqim qepën me vaj ulliri dhe gjalpë në zjarr ngadalë, shtojmë orizin të skuqet pak dhe masën e hedhim në tavë. Tek orizi shtojmë lëngun e pulës të nxehtë, raporti 2:1 për oriz të bardhë, por tek orizi kaf do më shumë kështu shtoni 7 filxhan çaji nga lëngu pulës bashkë me ujë të nxehtë nëse s’ju del dhe kontrolloni kripën, pak piper dhe më pas e trazoni. Zakonisht tre filxhan çaji duan tre lugë çaji kripë të rrafshët por kujdes sepse keni hedhur pak kripë dhe tek lëngu pulës gjatë zierjes. Sipër vendosni pjesët e pulës ku i lyeni me pak gjalp nga sipër dhe shtojini pak kripë dhe piper. Pjekja 200 C në furrë të parangrohur dhe e lini aq sa orizi ka pirë ujin dhe është gati. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat