Pastiço me kungull, një recetë e shijshme dhe e veçantë

Ushqime

Pastiço me kungull, një recetë e shijshme dhe e veçantë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Përbërësit për 5-6 racione : 

300 g pure kungulli, një qepë e thatë, 3-4 thelpinj hudhër, një lugë gjelle sherebele e thatë e thermuar ose dy lugë sherbele e grirë nëse e keni të freskët, pak arrë moskat, gjysmë lugë çaji koriander (nëse nuk e keni, nuk ka problem), 4 lugë gjelle vaj ulliri, 350 g makarona të mëdha, 100 g djathe Grana Padano ose Parmigiano i grirë, 2 lugë gjelle miell dhe 700 ml qumësht.

Përgatitja : 

Skuqim qepën me dy lugë vaj ulliri dhe pak kripë. Shtojmë të qepa sherebelen. Pastaj hudhrat e grira. Shtojmë miellin. E përziejmë nja dy minuta. Fillojmë dhe shtojmë qumështin gradualisht. Kur masa trashet, hedhim pak arrë moskat, koriander nëse kemi dhe piper të zi. Shtojmë dhe djathin e grirë, duke lënë mënjanë tre lugë gjelle nga djathi. Shtojmë në fund dhe purenë e kungullit. Masa di duket si beshamel i trashë ngjyrë portokalli. Provojmë për kripë dhe shtojmë nëse ka nevojë. Ziejmë makaronat 8-9 minuta në ujë me kripë që po vlon. I kullojmë. I përziejmë me salcën beshamel. E hedhim masën në tepsi. Përziejmë djathin e lënë mënjanë me dy lugë gjelle galetë (ose thërrime buke që i bëjmë duke grirë nja dy feta bukë). E hedhim këtë mbi pastiço. Spërkatim me vajin e ullirit dhe e pjekim tavën rreth 25 minuta në 200 gradë me ventilim ose 220 gradë furrë normale pa qarkullim ajri. Shoqërohet mirë me një sallatë të athët me lakër. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat