Ja si të përgatisni lazanjë në mënyrë perfekte

Ushqime

Ja si të përgatisni lazanjë në mënyrë perfekte

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 1 pako petë lazanja, 500 g mish viçi i grirë, 750 ml salcë domatesh, 2-3 thelpinj hudhër, 1 degë selino, kripë, piper, spec i bluar, vaj ulliri dhe borzilok. Për beshamelin: 1,4 litër qumësht, 140 g miell, 140 g gjalpë, kripë, arrë moskat, 100 g djathë i grirë Grana, 300-400 g mozzarella.

PËRGATITJA: Skuqim fillimisht qepën derisa të zbutet. Shtojmë më pas perimet një nga një dhe i skuqim me qepët. Në fund shtojmë mishin dhe do i skuqim bashkë dhe për disa minuta. I hedhim kripë, piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës. E shuajmë edhe me 1 gotë verë të kuqe. Ne fund shtojmë salcën e domateve dhe e lëmë të ziejë për 1 orë ose edhe më shumë në zjarr të ngadaltë. Në fund i shtojmë disa gjethe borzilok dhe salca është gati.

Këtë salcën kështu mund ta ruani në frigorifer në kavanoz të mbyllur mirë dhe e përdorni kur të doni për të bërë makarona ose lazanja kur të doni. Përgatisim beshamelin duke shkrirë fillimisht gjalpin dhe duke skuqur miellin. Shtojmë qumësht dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E rregullojmë me kripë dhe arrë moskat. Kur salca është gati shtojmë 1-2 garuzhde beshamel te salca dhe fillojmë e shtrojmë lazanjën.

Vendosim petët sipër, salcë, beshamel, mozzarella të ndarë në kubikë dhe pak djathë të grirë. Kështu për çdo shtresë deri sa i përfundojmë. E pjekim në furrë për 35-40 min në 220-230 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat