Pija tradicionale anglosaksone e ditëve të festave

Ushqime

Pija tradicionale anglosaksone e ditëve të festave

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Eggnog është një pije alkoolike me bazë vezësh-- e ngjashme me 'lait de poule' franceze, por pjoesë e kulturave anglosaksone në periudhën festive që përfshin Ditën e Falenderimeve dhe Krishtlindjet, edhe pse konsumohet edhe në rrethana të tjera.

Përbërësit:

500 ml qumësht

250 ml pana e freskët

150 ml Brandy

150 ml rum

150 gr sheqer

5 vezë

Receta tradicionale e eggnog

Për të përgatitur eggnog sipas recetës klasike, do të jetë e mjaftueshme të ndjekim disa hapa të thjeshtë. Pasi të kemi ndarë të bardhat nga të verdhat, rrahim të bardhat marengë dhe i vendosim mënjanë. Të verdhat i punojmë me sheqerin me ndihmën e një rrahëse vezësh derisa të marrim një shkumë të verdhë.

Më pas, shtojmë përbërësit e tjerë si panën, qumështin, rumin, brandy-n dhe vazhdojmë ta punojmë përzierjen me rrahëse për 5 minuta të tjera. Më pas shtojmë të bardhat e rrahura me lëvizje delikate nga poshtë-lart në mënyrë që të mos prishet marenga. Pastaj e servirim nëpër gota, duke spërkatur sipërfaqen e tyre me pluhur kanelle dhe pak arrë moskat.

Një pije e ngrohtë apo e ftohtë?

Nëse do të ndodheshim në një pub anglez ose amerikan në periudhën e Krishtlindjeve  dhe porosisim një eggnog, do të shërbehej me përbërës të përzier në temperaturën e ambientit. Kurse në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku klima është më e ftohtë në muajt e dimrit, shërbehet e ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat