Amareta me miell arrash dhe bajame

Ushqime

Amareta me miell arrash dhe bajame

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Përbërësit: 100 g miell arre, 50 g miell bajamesh, 3 të bardha veze,150 g sheqer, 1 lugë çaji niseshte dhe 2 lugë çaji lëng limoni.

Përgatitja: Si fillim ngrohim furrën në 175 gradë C. Në një tenxhere shtojmë miellin e arrave, (100 g arra i bluani derisa bëhet e imët) të bardhat e vezëve dhe sheqerin. I përziejmë së bashku mirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr shumë të ulët. I përziejmë herë pas here për rreth 10-15 minuta. Kujdes, brumi nuk duhet të vlojë! Më pas shtojmë miellin e bajameve, e përziejmë përsëri e lëmë dhe për 5 minuta. Pjesën poshtë të tenxheres e vendosim në një enë me ujë të ftohtë që të ndërpritet nxehtësia.

Në një tas të vogël shtojmë niseshtenë dhe lëngun e limonit, masa do të dalë e trashë në formën e vinovilit. Ia shtojmë masës në tenxhere dhe e përziejmë mirë. Marrim pak nga brumi me lugë dhe i japim formë të rrumbullakët, dhe i shtrojmë në një tavë me letër pjekjeje. Sipër i vendosni nga një arrë.

Mos i bëni shumë të mëdha sepse gjatë pjekjes hapen edhe më shumë. Hapësira midis tyre duhet paktën 2 cm. Masa nxjerr diku 15 copë. Vendosini në furrë të piqen në 130 C dhe mos i hapni furrën deri në përfundim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat