Mos e teproni me arrat, ja çfarë shkakton konsumi i tepërt

Ushqime

Mos e teproni me arrat, ja çfarë shkakton konsumi i tepërt

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 07:39
Ilustrim

Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri. Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar.

Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. Por, ne do ju tregojmë me saktësi se sa mund të hani pa problem.

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë.

Mos i hani arrat si të ishin kokoshka

Arrat, bajamet dhe lajthitë shiten në paketime të mëdha, gjë që e bën më të lehtë konsumin e tepërt të tyre. Kur jeni duke parë film ose serial, nuk duhet ngrënë as gjysmë e pakos, e jo më e gjitha. Merrni vetëm një grusht përpara që të mos hani shumë.

Sasia e duhur

Po jua japim me shifra sasinë e duhur për konsum ditor: 49 stika, 28 kikirikë, 23 bajame, 21 lajthi 6 arra braziliane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat