Portokalopita, një copëz e shijes greke në tryezën tuaj

Ushqime

Portokalopita, një copëz e shijes greke në tryezën tuaj

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT PËR SHERBETIN: 

400 g sheqer • 350 ml ujë • 1 lugë e madhe kanellë pluhur • 1 portokall organik i shtrydhu, lëngu dhe lëkura PËRBËRËSIT PËR BAZËN:  5 vezë • 100 g sheqer • 3 portokaj organik • 200 g kos i trashë • 180 ml vaj ulliri i rafinuar (që të mos ndihet shumë aroma e ullirit) • 1 lugë çaji sodë buke ose një bustinë sodë për ëmbëlsira • 500 g petë byreku të freskëta ose të shkrira, nëse i keni blerë të ngrira.

PËRGATITJA:

Në fillim përgatisim sherbetin: në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin, lëngun e portokallit, kanellën dhe portokallin, pasi t’i kemi shtrydhur lëngun. E lëmë në zjarr, duke e përzier me lugë druri, që sheqeri të shkrihet. Pas 8 minutash që ka marrë valë, e heqim. Petët i vendosim ashtu siç janë në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim në furrën e ngrohur që më parë në temperaturën 180° C, derisa ato të kenë marrë ngjyrë të artë (mjaftojnë 10 minuta). Gjatë kësaj kohe nxirreni tavën nga furra herë pas here dhe përziejini petët me dorë, që të mos piqen vetëm në sipërfaqe. Më pas, e nxjerrim tavën dhe i lëmë petët të vaken pak.

Ndërkohë: ½ portokalli e presim në feta të holla, ndërsa portokajve të tjerë u qërojmë lëkurën me rende, u shtrydhim lëngun dhe të gjitha i hedhim në një tas ku shtojmë sheqerin, kosin, vajin, vezët dhe sodën.

I rrahim me rrahësen elektrike ose në mikser, derisa të kemi një masë si shkumë. Pas kësaj kohe, i thërrmojmë petët e vakura në tavën tonë të lyer me pak vaj ulliri dhe u hedhim përsipër përzierjen me kos e vezë etj. Vendosim sipër fetat e portokallit dhe e pjekim derisa petët të jenë bërë si kek dhe të kenë marrë ngjyrë. E nxjerrim nga furra dhe i hedhim menjëherë sipër sherbetin e ftohtë. Më pas e presim dhe e shërbejmë në copa të prera, sipas dëshirës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat