Verë e vluar

Ushqime

Verë e vluar

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja:

Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat