Kek me çokollatë të bardhë dhe fistikë

Ushqime

Kek me çokollatë të bardhë dhe fistikë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Përbërësit: 1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell, 150 g gjalpë i zbutur, 1/2 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël), 3 vezë, pak kripë, pak vanilje, ëkura e 1 limoni, 1 lugë çaji pluhur pjekjeje.

Përgatitja: Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të tretet plotësisht.

Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes. Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekies dhe pak kripë. Në fund shtojmë lëkurën e limonit.

E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta (bëni provën e kunjës). Nëse dëshironi mund të shkrini pak çokollatë në banjomari dhe ta shtoni sipër, së bashku me fistikët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat