Sallatë me kunguj dhe ullinj jeshilë

Ushqime

Sallatë me kunguj dhe ullinj jeshilë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Për 4 persona nevojiten:

4 kungulleshka
1 filxhan çaji ullinj të gjelbër
1 filxhan çaji selino të prerë hollë
1 kastravec
3 vezë të ziera
1 qepë e thatë, e prerë hollë

Për dressing nevojiten:

3 lugë gjelle uthull e bardhë
1/3 filxhan çaji vaj ulliri
1 thelb hudhër
Lëkurë e grirë e një limoni
4 fileto sardelesh konserve
1 lugë gjelle kaperi konserve

Rrahim në mikser të gjitha lëndët që nevojiten për dressing. Presim kungulleshkat në feta të holla dhe i marinojmë në dressing të vendosura në frigorifer për rreth 1 orë.

U heqim bërthamat ullinjve dhe i presim në feta të holla. Presim gjithashtu për së gjati kastravecin, i heqim farëzat dhe e ndajmë ne rripa të hollë. Perziejmë kungulleshkat e marinuara me qepët, selinon, ullinjtë dhe kastravecin. Për garniturë përdorim vezët e ziera, të ndara në katërsh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat