Patate të mbushura me gjizë dhe salsiçe

Ushqime

Patate të mbushura me gjizë dhe salsiçe

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Përbërësit për 6 persona:
• 6 patate të mëdha
• 3 salsiçe të freskëta (nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)
• 3 lugë vaj ulliri
• 250 g gjizë pa kripë
• pak mozzarella
• patate te grira ne rende
• erëza sipas dëshirës

Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë, u hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë.

Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën. Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak mozzarella te secila prej tyre. I vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat