Koktejlet e shijshme; Përgatiten në shtëpi shpejt dhe thjeshtë

Ushqime

Koktejlet e shijshme; Përgatiten në shtëpi shpejt dhe thjeshtë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Përbërësit: Bombay Safire, liker dëllinje, Parfait D’Amour, Lime Cordial Monin, Martini Prosecco, Colonial Love.

* Shërbehet në gotë Martini. Tre këmbët e gotës janë gold dhe në formë engjëlli, një nga simbolet më domethënës të Krishtlindjes. Përpos kësaj, edhe përmbajtja është po aq simbolike, pasi dëllinja, pemë që i përket familjes së halorëve, është aq e ngjashme me bredhin sa dikur në Shqipëri përdorej në vend të tij për dekor.

Euro Red Christmas
Përbërësit: Belvedere Vodka, Campari, Lëng portokalli i kuq, Antica Formula Vermouth.
* Shërbehet në gota klasi, me shirita ari, që u japin edhe pamjen festive e glamour. Nëse keni planifikuar që ndërrimin e viteve ta prisni me një darkë romantike në çift, ky është kokteji dhe servirja ideale.


Rum & Love for Christmas
Përbërësit: Bacardy 8-vjeçar, luleshtrydhe e freskët, zemër ananasi, lëng limoni.
* Shërbehet në ananas. Për festa do abuzojmë shumë me ushqimin dhe çfarë tjetër përveç një frute me fuqi të mëdha antioksiduese si ananasi mund të këshillohet “për shpëlarje”
Colonial Blody
Përbërësit: lëng limoni, Worcester Sauce, Green Tabasco, kripë e kuqe nga Himalaja, Grey Goose Vodka, lëng domateje, Colonial Love.
* Shërbehet brenda në spec. Ngjyra e kuqe e specit është festive dhe shija pikante është e përshtatshme për rastin.


Melon Passion D’Colonial
Përbërësit: Colonial Love, Green Melon Monin, Bluebarry Finlandi Vodka, Monin Manaferre-shurup, pjepër i freskët.
* Shërbehet në pjepër. Frutat janë epilogu i tryezave festive, por pse të mos i kthejmë në prologun e saj, duke i përshtatur në kokteje që i paraprijnë drekës së Krishtlindjes apo darkës së Vitit të Ri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat