Peshk kocë me domate në furrë

Ushqime

Peshk kocë me domate në furrë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra për ta përgatitur peshkun kocë. Mund ta bëjmë në skarë, në tigan, furrë, me perime, pa perime, me salcë etj. Unë sot u tregova shumë bujare me erëzat. Nuk e mbajta dorën fare. 

Erëzat:
Kripë
Piper
Rozmarinë
Chili
Piper i kuq
Borzilok i thatë
Rigon
Trumëz

Të tjera:
Domate qershi
Hudhra
Limon (e shtrydhim 1 kokërr pasi peshku është pjekur)
Vaj ulliri

Praktikisht ajo që bëra është shumë bazike.  Pastrojmë peshkun nga luspat dhe organet, duke e prërë pjesen e barkut deri në afërsi të gojës. E lajmë me ujë të bollshëm E marinojmë me erëzat. E vendosom në tavë Shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës (të pa prera). Domatet i shpojmë pak me majën e thikës. Do të lëshojnë lëngun gjatë pjekjs. E pjekim në temperaturë 180 C . Nëse e doni pak kërce mund ta ngrini temperaturën në fund të procesit deri ne 200 C. Shtrydhim sipër një kokërr limon. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat