​Dobitë nga konsumi i hurmave

Ushqime

​Dobitë nga konsumi i hurmave

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Hurmat quhen “ëmbëlsirat e natyrës” sepse njihen për ëmbëlsinë e tyre, gjë që i bën ato një meze të lehtë ose një zëvendësues të sheqerit të bardhë në receta. Ato gjithashtu ofrojnë antioksidues, fibra dhe një sërë lëndësh ushqyese.

Kaliumi

Hurmat përmbajnë kalium, një nga mineralet më të rëndësishme të pranishme në trupin e njeriut. Ai rregullon ekuilibrin e lëngjeve, kontraktimet e muskujve dhe sinjalet nervore. Kur niveli i kaliumit është i ulët, ai ndikon në funksionet kryesore trupore, gjë që çon në nivele të ulëta të energjisë, ngërçe të muskujve dhe lodhje fizike dhe mendore.

Hurmat përmbajnë fibra

Fibrat janë thelbësore në rregullimin e sistemit të tretjes dhe ruajtjen e shëndetit normal të zorrëve. Marrja e rekomanduar ditore e fibrave dietike është 25 deri në 30 gramë, shkruan Real Simple.

Hurmat përmbajnë magnez dhe bakër

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për trupin dhe trurin e njeriut. Ai rregullon funksionin e muskujve dhe nervave, nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut. Është gjithashtu thelbësore për sintezën e proteinave në trup. Bakri ndihmon trupin tuaj të marrë mjaftueshëm hekur. Së bashku me magnezin, ato i mundësojnë trupit të formojë qelizat e kuqe të gjakut. Bakri gjithashtu ndihmon në ruajtjen e kockave të shëndetshme.

Hurmat janë një burim i mirë i vitaminave B

Vitamina B6 ndikon në sistemin nervor qendror dhe metabolizmin. Ajo funksionon duke e kthyer ushqimin në energji dhe duke ndihmuar në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Vitamina B6 është një nga tetë vitaminat kryesore B që janë të rëndësishme në mbështetjen e funksionimit të duhur të qelizave. Kur nivelet e vitaminës B6 bien, njerëzit reagojnë me skuqje të lëkurës, sistem të dobësuar imunitar, nivele të ulëta të energjisë…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat