Pse duhet ta pini gjithmonë kafen pas vaktit të mëngjesit

Ushqime

Pse duhet ta pini gjithmonë kafen pas vaktit të mëngjesit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet ta pinë me stomakun bosh.

Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Profesor James Bates thotë se “Kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet nëse gjëja e parë me të cilën trupi ynë bie në kontakt është kafeja”. Në hulumtim, studiuesit zbuluan se kafeja e zezë, e konsumuar para mëngjesit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50%.

Harry Smith, i cili drejtoi studimin, tha: “Individët duhet të përpiqen të balancojnë përfitimet e mundshme stimuluese të kafesë në mëngjes me potencialin për nivele më të larta të glukozës në gjak dhe mund të jetë më mirë të konsumojnë kafe pas mëngjesit”

“Duhet të mësojmë shumë më tepër për efektet e gjumit në metabolizmin tonë, siç janë çrregullimet e gjumit të nevojshme për të prishur metabolizmin tonë dhe për të krijuar komplikime afatgjata.”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat