Pija e freskët e së dielës, me mjedër dhe limon

Ushqime

Pija e freskët e së dielës, me mjedër dhe limon

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Limonadat janë pijet karkeristike të verës, por kjo e sotmja është paksa më ndryshe, sepse përmban alkool.

Një përzierje interesante, kokteji perfekt për t'u shijuar gjatë pasditeve apo mbrëmjeve.

Provoni ta përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja këtë recetë të thjeshtë dhe plot shije.

Përbërësit

240 ml filxhan ujë

200g filxhan sheqer i grimcuar

35g mjedra të freskëta

35ml lëng limoni

55ml vodka ose raki

akull

Përgatitja

Vendosni ujin dhe sheqerin të ziejnë në një tenxhere të vogël mbi nxehtësinë mesatare.

Pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Lëreni mënjanë shërbetin të ftohet dhe më pas vendoseni në frigorifer për të paktën një orë.

Bashkoni në një mikser mjedrat dhe lëngun e limonit.

Pasi mjedrat të jenë përzier me lëngun e limonit, kullojeni lëngun përmes një site me rrjetë të imët duke i shtyrë farat e mjedrës kundrejt rrjetës për të lëshuar sa më shumë lëng.

Në një shaker kokteji shtoni lëngun e mjedrës me limon, shërbetin, vodkën ose rakinë. Shtoni me kujdes akullin dhe tundeni për 30 sekonda.

Kullojeni pijen mbi disa kuba akull dhe zbukurojeni sipër me mjedra të freskëta.

Në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta shijoni!/aw/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat