Ushqyerja me gji, balsam për shpirtin!

Ushqime

Ushqyerja me gji, balsam për shpirtin!

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Kur mbani fëmijën tuaj në krahë, veçanërisht kur keni kontakt lëkurë me lëkurë, temperatura e tij varet nga ju. Nga natyra, gjoksi i nënës është projektuar të formësojë temperaturën perfekte për fëmijën e saj. Kjo promovon një gjumë më të qetë për të, nivele më të mira të mundshme të oksigjenit në gjakun e tij dhe në të njëjtën kohë kursen gjithë atë energji që përndryshe do të harxhonte për ta mbajtur ngrohtë.

Kështu përfundimisht depoziton kaloritë e çmuara në gjëra më të rëndësishme, si rritja e tij..! Temperatura e gjirit rritet dhe bie sërish menjëherë sapo foshnja ngrohet mjaftueshëm. Ndërsa foshnja bëhet më e freskët, gjoksi fillon të ngrohet përsëri. Mund të arrijë +2⁰c brenda 2 minutash!

Kështu që, e përqafoni fort fëmijën tuaj…! Nëse ai ka temperaturë ju do ta ndihmoni të freskohet/qetësohet. Nëse jashtë është sërish ftohtë, mbajeni në temperaturë ideale të veshur mbi vete!

Mami, je unike dhe me të vërtetë magjike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat