7 ushqimet më të mira për trupin gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve

Ushqime

7 ushqimet më të mira për trupin gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes. Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin.

Në vjeshtë moti është krejt i paparashikueshëm, duke e bërë tranzicionin mes verës dhe stinës së re pak të vështirë. Për shkak se era bëhet më e fortë, ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se njeriu ekspozohet ndaj shumë sëmundjeve, nëse trupi nuk është i mbrojtur. Pjesa më e brishtë e trupit që priret të preket nga sëmundjet është qafa, shpina, kraharori.

Për ta bërë këtë kapërcim nga ditët e nxehta në ato të freskëta e të turbullta, njeriu mund të shfrytëzojë ushqimet e mëposhtme, të cilat sipas ekspertëve, ofrojnë energji dhe mbrojtje.

Lëngu i kockave:

Ky lëng është shumë i pasur me ushqyes, proteina, minerale dhe amino acide. Ai përmirëson tretjen, imunitetin, gjumin, energjinë dhe i jep lëkurës më shumë kolagjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ngroh dhe qetëson stomakun duke lehtësuar tretjen. Ai ndihmon në nxjerrjen e toksinave nëpërmjet sekrecioneve dhe lufton inflamacionin e dëmtimet në mëlçi. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj por edhe ta përfshini në gatime të ndryshme.

Mjalti

Mjalti ushqen dhe mbron mushkëritë dhe shpërbën sekrecionet. Ai zbut fytin dhe kollën.

Dardhat

Dardhat janë një frut që nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të këtij ndryshimi stinor. Ato zbusin fytin dhe mbrojnë mushkëritë.

Vaji esencial i nenexhikut

Ky vaj esencial duhet mbajtur me vete sidomos nëpër udhëtime për të shmangur virozat dhe bakteret. Atë mund ta nuhasni direkt nga shishja ose të bëni banjë me avull për rrugët e frymëmarrjes.

Kanella

Kjo erëz fantastike lufton të ftohurën dhe dhimbjet e saj. Ajo përmban plot antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën.

Vitamina D

Studimet shkencore tregojnë se kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për një imunitet të fortë. Përveç ekspozimit në diell atë mund ta merrni nëpërmjet suplementëve me rekomandimin e mjekut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat