Si të përgatitni biskota me gjalpë dhe reçel fiku?

Ushqime

Si të përgatitni biskota me gjalpë dhe reçel fiku?

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:49
Biskota me gjalpë dhe reçel fiku

Receta e përgatitjes së biskotave me gjalpë dhe reçel fiku, sipas Mirela Andonit, si më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

150 gr gjalpë

150 gr sheqer

1 vezë

Vanilje

350 gr miell + 50 gr niseshte

Miell për t’i hapur

Mënyra e përgatitjes:

Në brumatriçe rrihni për 10 minuta me shpejtësi mesatare gjalpin me sheqerin. Shtoni vaniljen edhe vezën, vazhdoni përsëri rrahjen derisa të përthithet e gjithë veza. Uleni shpejtësinë edhe shtoni miellin. Brumin e mbështillni me platmas kuzhine edhe e vendosni në frigorifer për gati 1 orë. E hapni duke pudrosur tavolinën me miell, i jepni forma sipas dëshirës edhe direkt në furrë të parangrohur me 180° për 12 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat