Këto 3 *vlera ushqimore* s’duhet t’i neglizhoni për asgjë në botë!

Ushqime

Këto 3 *vlera ushqimore* s’duhet t’i neglizhoni për asgjë në botë!

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Nëse doni diçka që t’ju rregullojë gjendjen e humorit, keni disa opsione: Mund të bëni stërvitje, të telefononi një mik apo të shihni një film komedi. Ajo që ndoshta nuk e dinit është se edhe përmbajtja e frigoriferit tuaj gjithashtu mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore – për sa kohë që kujdeseni për këto tre lëndë ushqyese thelbësore.

Truri ynë është një reflektim i asaj që vendosim në trup, prandaj ushqyerja është jashtëzakonisht e rëndësishme për një lidhje tru-trup të shëndetshme.

Mjeku David Perlmutter sugjeron këto tre lëndë ushqyese shumë të rëndësishme që rrisin humorin dhe duhet të jenë pjesë e dietës suaj ushqimore.

ADVERTISING

1. Yndyrnat omega-3

Ju mund ta dini tashmë se acidet yndyrore omega-3 janë në thelb mbretëreshat e acideve yndyrore. Dhe sipas Dr. Perlmutter, përfshirja e më shumë prej tyre në dietë mund të përmirësojë seriozisht trurin tuaj.

“Yndyrnat omega-3 mund të gjenden në ushqimet bimore si arrat dhe farat, por omega-3 që janë studiuar më së miri për lidhjen e tyre me shëndetin mendor janë acidi docosahexaenoic (DHA) dhe veçanërisht acidi eicosapentaenoic (EPA) – të cilët gjenden kryesisht në përqendrime më të larta në peshqit e ujërave të ftohta si salmoni, sardelet, skumbri, harenga dhe açugeja, si dhe në forma suplementesh”, thotë Dr. Perlmutter.

Ekzistojnë gjithashtu prova që omega-3 mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit klinik dhe mund të lehtësojnë simptomat e depresionit, megjithëse për këto nevojiten më shumë kërkime.

2. Polifenolet

"Polifenolet janë një grup i madh - mendoni mijëra - molekulash bimore. Ngrënia e disa llojeve të polifenoleve të pasura me antioksidantë është lidhur me rrezik më të ulët për depresion, ndërsa studime të tjera sugjerojnë se ngrënia e më shumë polifenoleve në përgjithësi mund të jetë e dobishme për statusin e përgjithshëm mendor dhe mbrojtjen e trurit kundër disa llojeve të demencës”, thotë Dr. Perlmutter.

Polifenolet gjenden zakonisht në fruta dhe perime (veçanërisht në manaferratapo qepët e kuqe), si dhe në kafe, çaj, çokollatë të zezë dhe erëza si shafran i Indisë dhe karafil.

3. Probiotikët

Relativisht të reja në fushën e kërkimit shkencor, probiotikët janë në rritje si një lëndë ushqyese që mund të jetë shumë e dobishme për trurin.

Ndërsa duhet të kryhen më shumë studime mbi probiotikët, Dr. Perlmutter vëren se mund të provoni të promovoni një lidhje të shëndetshme zorrë-tru duke ngrënë më shumë ushqime probiotike. Hudhra, qepa dhe preshi mendohet të jenë burime të shkëlqyera të fibrave probiotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat