Vaj i papërpunuar apo i gatuar/ Si qëndron e vërteta për vlerat ushqimore

Ushqime

Vaj i papërpunuar apo i gatuar/ Si qëndron e vërteta për vlerat ushqimore

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Kur një ushqim gatuhet, karakteristikat e tij ndryshojnë. Kjo vlen për perimet, mishin, frutat, peshkun, për erëzat, por edhe për vajin e ullirit.

Një koncentrat i vërtetë i lëndëve ushqyese, vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të mira që mund të përdorin në kuzhinë, por çfarë ndodh me këtë produkt kaq të çmuar kur gatuhet? A i humbet vetitë e tij?A i shtohen kaloritë?

Ne do t’u përgjigjemi këtyre dhe pyetjeve të tjera në këtë udhëzues të vogël për gatimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ndryshimet midis vajit të ullirit ekstra të virgjër të gatuar dhe vajit të përdorur të papërpunuar, por edhe me temperaturën e duhur me në të cilën duhet gatuar.

Dallimet midis vajit të papërpunuar dhe atij të gatuar:

Shumë njerëz mendojnë se kur vaji ulliri ekstra i virgjër gatuhet, kaloritë e tij rriten automatikisht. Por le të fillojmë duke e hedhur poshtë këtë mit të rremë.

Në fakt, kaloritë nuk ndryshojnë me gatimin, ajo që ndryshon është struktura kimike e produktit.

Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna të pangopura dhe ka një vlerë kalorish prej 9 kcal për gram, pavarësisht nëse gatuhet apo jo.

Nëse vaji është gatuar në mënyrë korrekte, ai humbet disa nga vetitë e tij ushqyese, por nuk bëhet toksik ose t’i shtohen më shumë kalori.

Megjithatë, në temperatura shumë të larta, yndyrat e pangopura shndërrohen në yndyrna të ngopura dhe në disa raste të veçanta ato krijojnë edhe substanca toksike.

Për më tepër, në disa raste vaji i ullirit në kombinim me produkte specifike, çliron më së miri aftësitë e tij antioksiduese.

Për shembull, gatimi i domateve në kombinim me vajin e ullirit ekstra të virgjër, rrit veprimin antioksidues të të dy produkteve

Temperatura e duhur

Për të konsumuar në mënyrë të shëndetshme vajin e ullirit të gatuar, pasi të zgjidhni një cilësor, është mirë t’i kushtoni vëmendje temperaturës në të cilën e gatuani.

Sa më e lartë temeratura aq më shumë ndryshon struktura e vajit, dhe gradualisht humbasin më shumë lëndë ushqyese.

Vaj i gatuar në temperatura mbi 200-220 ° C, është rasti më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, sepse në të krijohen substanca toksike.

Temperatura në të cilën ai duhet të përdoret nuk duhet t’i kalojnë 170 ° C – 180 ° C.

A mund të ripërdoret vaji me të cilin keni gatuar më parë?

Nëse e keni gatuar vajin në temperaturë shumë të ulët dhe për një kohë të shkurtër, mund ta ripërdorni.

Por fillimisht këshillohet ta filtroni me një sitë me rrjetë të imët dhe ta përdorni vetëm pasi të ftohet natyrshëm.

Nëse, nga ana tjetër, e ngrohni vajin në temperatura të larta, si p.sh. për skuqje, nuk këshillohet ta ripërdorni atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat