​Çfarë ndodh me karotat kur gatuhen?

Ushqime

​Çfarë ndodh me karotat kur gatuhen?

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Gatimi i karotave në supë rrit numrin e karotenoideve.

Trupi ynë konverton beta karotenin në vitaminë A, e cila ka një efekt pozitiv në shikimin, kockat dhe sistemin imunitar.

Karotat duhet të gatuhen gjithmonë të plota sepse nëse i gatuajmë të prera në copa, pjesa më e madhe e lëndëve ushqyese përfundojnë në ujin në të cilin janë gatuar sepse temperatura e lartë gris muret e qelizave.

Megjithatë, gatimi i karotave rrit indeksin e tyre glicemik, i cili është i rëndësishëm për diabetikët.

Rekomandohet avullimi i shkurtër për të parandaluar ndryshimet e tepërta të indeksit glicemik dhe ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Konsumimi i rregullt i karotave zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive, gjirit ose zorrës së trashë.

Kjo ndodh për shkak të substancës falcarinol, një pesticid natyral që prodhon karotat, në mënyrë që rrënjët e bimës të mos sulmohen nga kërpudhat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat