Studim / Ngrënia e ushqimeve të përpunuara sjell vdekjen e parakohshme

Ushqime

Studim / Ngrënia e ushqimeve të përpunuara sjell vdekjen e parakohshme

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri ekziston një lidhje “alarmante” midis rritjes së konsumit të ushqimeve të përpunuara si buka e bardhë e prerë në feta dhe pijet freskuese me sheqer që mund të sjellin vdekjet e parakohshme.

Shkencëtarët studiuan normat e vdekjeve në Brazil në vitin 2019 dhe zbuluan se rritja e konsumit të ashtuquajturave “ushqime ultra të përpunuara” (UPF) kontribuoi në më shumë se 10 për qind të të gjitha vdekjeve të parakohshme.

Hulumtimi, i publikuar së fundmi në American Journal of Preventive Medicine , zbuloi se UPF-të që përmbajnë pak ose aspak ushqime të plota në përbërësit e tyre kanë sjell  rreth 57,000 vdekje të parakohshme në vendin e Amerikës së Jugut atë vit.

Ushqimet ultra të përpunuara si ushqimet e pjekura të paketuara, ushqimet e gatshme, picat e ngrira, pijet me sheqer dhe drithërat janë një pjesë e zakonshme e dietave moderne, por një numër në rritje i studimeve i lidh ato me një sërë kushtesh të pafavorshme shëndetësore, duke përfshirë obezitetin ,demenca dhe kanceri.

Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se UPF-të janë të ulëta në proteina dhe fibra, dhe të rënda në sheqer, yndyrë dhe kripë të shtuar.

“Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara përfaqëson një shkak të rëndësishëm të vdekjes së parakohshme. Reduktimi i marrjes së ushqimit ultra të përpunuar do të nxiste përfitime të konsiderueshme shëndetësore për popullatën dhe duhet të jetë një prioritet i politikës ushqimore për të reduktuar vdekshmërinë e parakohshme, “shkruan studiuesit në studim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat