Ke ngrënë shumë gjatë festave? Ja çfarë duhet të bësh për të ndihmuar tretjen

Ushqime

Ke ngrënë shumë gjatë festave? Ja çfarë duhet të bësh për të ndihmuar tretjen

Më: 2 janar 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Meqenëse pjesa më e madhe gjatë periudhës së pushimeve e kanë të vështirë ta kontrollojnë veten nga ushqimet e mira, dietologët gjejnë zgjidhje edhe për këtë rast.

Çfarë duhet të hash kur e ndien veten shumë të fryrë dhe kur ndien se ke probleme me stomakun?

Sipas "Eat This, Not That", gjëja e parë që duhet të bësh është të pish sa më shumë ujë. Kjo mund të të ndihmojë për fryrjen e barkut, por ndërkohë ka edhe shumë përfitime të tjera. Lauren Minchen, dietologe dhe nutricioniste në New York, shpjegon: “Të qëndrosh gjithmonë e hidratuar të ndihmon jo vetëm për tretjen, por edhe për të ulur gazrat. Po ashtu, uji ndihmon metabolizmin për të qenë më i shëndetshëm dhe trupin e mban në gjendje të ngopur.”

Para se të flesh, pi një gotë me ujë, por edhe gjatë ditës, sa më shumë ujë. Uji të ndihmon edhe për të eliminuar toksinat e trupit.

Mund të duket e çuditshme, por të nesërmen pas një vakti të rënduar, mund të ndiesh e uritur. Kjo ndodh për shkak se, pas një vakti të rëndë, është fjala e insulinës. Minchen shpjegon se pas një ngrënieje të rënduar, bie sheqeri në gjak, gjë që rrit ndjenjën e urisë. Në këtë rast, këshilla më e mirë është të konsumohen sa më shumë fibra dhe proteina. Fibrat dhe proteinat ndihmojnë jo vetëm për të ulur urinë, por edhe tretjen. Prevention.com sugjeron që të hash vetëm një omletë me perime. Vezët, siç dihet, kanë një përmbajtje të lartë me proteina dhe fibra. Nga ana tjetër, spinaqi ose edhe zarzavatet e tjera si domate apo speca, të ndihmojë në procesin e tretjes dhe të bëjnë të ndihesh më pak e fryrë.

Çaji jeshil është gjithashtu një zgjidhje mjaft e mirë pas një vakti të rëndë. Çaji jeshil të rrit energjinë, por është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e qelizave toksike që shkaktohen nga ushqimet e rënda. Sipas Prevention.com, studimet tregojnë se çaji jeshil ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak. Nëse do të shmangësh edhe kafeinën, provo çajin e xhenxhefilit, i cili të ndihmon për gjendjen e fryrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat