Ne jemi çfarë hamë (në punë)

Ushqime

Ne jemi çfarë hamë (në punë)

Më: 10 janar 2023 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Imagjinoni dy ambiente pune. Beni ka vendosur ca fruta të thata dhe ujë në tavolinën e tij të punës, ndërsa Ana ka vendosur pije energjike dhe një petull plot krem.

Bazuar në përshtypjet e para për këta punonjës, si do t'u përgjigjeshit pyetjeve të mëposhtme:

- Kush punon në mënyrë më efektive drejt qëllimeve afatgjata?
- Kush ka vetëdisiplinë të hekurt?
- Kush i reziston më mirë tundimit?

Nëse u jeni përgjigjur me - Beni - këtyre pyetjeve, ka të ngjarë të nënkuptojë se jeni mbështetur në atë që psikologjia e quan "stereotip konsumi". Kur njerëzit përfshihen në stereotipizimin e konsumit, ata formojnë perceptime për aftësitë dhe tiparet e të tjerëve bazuar në ushqimet që ata zgjedhin të hanë. Si shembull, njerëzit stereotipizojnë ata që hanë mish si më mashkullorë dhe ata që ndjekin një dietë me pak yndyrë si më femërore. 

Stereotipizimi i konsumit në punë

Ushqimi në punë është mjaft i zakonshëm - një studim i New York Times tregoi se 62% e profesionistëve hanë rregullisht drekën në tavolinat e tyre, dhe një studim tjetër tregoi se jo pak punonjës hanë mesatarisht 4 herë në javë në zyrë.

Një eksperiment i ngjashëm me pyetjen që ne ju drejtuam në fillim ka zbuluar se zakonet dietike të punonjësve luajnë një rol të fuqishëm në mënyrën se si kolegët i shohin dhe i trajtojnë ata.

Konsumimi i ushqimit shpesh pasqyron vlerat, filozofinë, identitetin dhe tiparet e dikujt. Drejtuesit dhe punonjësit duhet të ndërgjegjësohen për stereotipet e tyre të konsumit dhe të bëjnë përpjekje aktive për të shmangur gjykimin e punonjësve bazuar në zakonet e tyre dietike.

Ky duket si rasti perfekt që liderët mund të përdorin për të nxitur një klimë të shëndetshme në punë. Për shembull, udhëheqësit mund të ofrojnë opsione ushqimi të shëndetshëm ose të edukojnë punonjësit për vlerën e të ushqyerit në mënyrën e duhur.

Thënë këto, është e rëndësishme të përmendim se ushqimi është themelor për shëndetin dhe produktivitetin e njeriut. Megjithatë, ndërsa shumica janë të vetëdijshëm për implikimet individuale të dietës shëndetësore, dihet shumë pak se si dieta e dikujt ndikon në çdo aspekt të jetës dhe sigurisht edhe në punë.

Kjo është problematike duke qenë se ngrënia në punë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe fatkeqësisht, ky ushqim është shpesh i shpejtë dhe aspak i shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat