Edhe susami ka hyrë zyrtarisht në listën e alergjenëve kryesorë në ushqim: Çfarë do të thotë kjo

Ushqime

Edhe susami ka hyrë zyrtarisht në listën e alergjenëve kryesorë në ushqim: Çfarë do të thotë kjo

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Susami iu bashkua grupit të cilin e përbëjnë tetë alergjenë kryesorë në ushqim – qumështi, vezët, gaforret, frutat arrore, kikiriku, gruri dhe soja

Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave publikoi që susami t’i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim.

– Susami i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim të definuar në ligj si rezultat i Ligjit të sigurisë, shërimit, arsimimit dhe hulumtimit të alergjenëve në ushqim, e cila është nënshkruar më 23 prill të vitit 2021 – kumtoi FDA-ja.

Susami në këtë mënyrë iu bashkua grupit të cilin e përbëjnë tetë alergjenë kryesorë në ushqim – qumështit, vezëve, peshkut, gaforreve, frutave arrore, kikirikut, grurit dhe sojës.

Sipas CNN, FDA ka disa vite që po shqyrton vendimin për farat e susamit.

Alergjitë e susamit prekin njerëzit e të gjitha moshave dhe mund të shfaqen si kollë, kruarje fyti, të vjella, diarre, skuqje në gojë, vështirësi në frymëmarrje dhe presion të ulët të gjakut, tha për CNN, Dr Robert Eitches, alergolog, imunolog dhe mjek në “Cedars-Sinai Medical Center”, Los Angeles.

“Kjo do të thotë se për 1.6 milionë amerikanë me një alergji kërcënuese ndaj susamit, jeta do të bëhet më e mirë duke filluar nga 1 janari 2023,” shtoi Jason Linde, nënkryetar i lartë i qeverisë dhe çështjeve të komunitetit në Food Allergy Research & Education.

– Për vite me radhë, njerëzit me një alergji kërcënuese për jetën ndaj susamit duhej të kërkonin përbërësit në pjesën e pasme të etiketës dhe madje të kontaktonin prodhuesit për të ditur nëse ushqimi ishte i sigurt për ta.

Alergjia ndaj susamit mund të ndryshojë nga personi në person, nga e lehtë në të rëndë dhe “reagimet mund të jenë të paparashikueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat