Edhe ushqimet e dobishme bëhen të dëmshme nëse e teproni

Ushqime

Edhe ushqimet e dobishme bëhen të dëmshme nëse e teproni

Më: 22 janar 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Nëna Natyrë na ka dhuruar një sërë burimesh të shëndetshme ushqimore, e megjithatë edhe ato e kanë një kleçkë.

Sado i mirë e i shëndetshëm të jetë një ushqim, nëse njeriu e tepron, ai bëhet i dëmshëm.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme mono të pangopura. Këto yndyra përmirësojnë shëndetin e lëkurës, por edhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i yndyrave të tilla nuk është një ide e mirë, për vetë faktin se një avokado ofron shumë kalori, plot 250 për copë.

Arrorët

Arrorët janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme dhe i bëjnë mirë zemrës. Megjithatë, arrorët kanë 80 për qind yndyrë, plus shumë kalori. Ngrënia e sasive jo të tepruara të arrorëve është plotësisht e rekomanduar, por nëse hani me grushte nuk do ju bëjnë mirë. Ato nxisin dhimbje koke dhe plogështi.

Peshku ton i konservuar

Ky peshk përmban shumë proteina dhe acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Megjithatë, nëse e teproni me peshkun ton atëherë do të keni në organizëm sasi të mëdha merkuri, që është i rrezikshëm për shëndetin.

Djathi

Djathi, bashkë me produkte të tjera të bulmetit, është një burim i mirë i kalciumit dhe proteinës. Këto të dyja janë të domosdoshme për kockat dhe zemrën. Por nëse e teproni me djathin, sidomos atë të picës që shkrihet e është plot yndyrë, mos prisni të keni përfitime prej tij. Zgjidhni gjithmonë djathëra që kanë pak kripë dhe yndyrë.

Mishi i kuq dhe i pulës

Mishi në përgjithësi është një burim i shijshëm proteine që na ndihmon për rritjen e kockave dhe muskujve. Por mishi i kuq ka shumë yndyrë dhe mund të nxisë sëmundjet kardiovaskulare. Mishi i kuq duhet ngrënë jo më shumë se dy herë në javë. Mish i pulës është i shëndetshëm, por vetëm nëse e merrni nga një fermer i besuar. Prodhimet industriale të mishit të pulës janë të mbushura me antibiotikë që janë të dëmshëm për njeriun.

Patatet

Patatet, përfshirë këtu ato të ëmblat, janë padyshim të shijshme dhe me vlera. Mirëpo, nga ana tjetër ato kanë shumë kalori dhe karbohidrate që nëse e teproni bëhen të dëmshme për shëndetin.

Karotat dhe panxhari

E njëjta gjë vlen edhe për karotat dhe panxharin të cilat, përveç se kanë shumë karbohidrate kanë edhe sheqerna që ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat