Kjo është pija nr.1 që mjekët thonë se duhet ta pini për të pushuar më mirë natën!

Ushqime

Kjo është pija nr.1 që mjekët thonë se duhet ta pini për të pushuar më mirë natën!

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustriml

Hulumtimet tregojnë se një sërë pijesh mund t'ju ndihmojnë të flini më mirë, si lëngu i qershisë dhe çaji i kamomilit. Por ka një pije të rekomanduar nga ekspertët për gjumin, që nuk e ndoshta nuk e kishit menduar deri më tani.

Kur e pini gjatë ditës, por edhe para se të flini, çaji jeshil mund të ndihmojë në nxitjen e një gjumi të qetë.

Michael Breus, specialist i gjumit dhe psikolog klinik, shpjegon pse çaji jeshil këshillohet kaq shumë për t’u pirë për një gjumë më të mirë.

“Pirja e çajit jeshil gjatë ditës – mund të jetë i dobishëm për uljen e lodhjes dhe rritjen e cilësisë së gjumit. Kjo është për shkak të një përbërjeje në çajin jeshil të quajtur L-theanine, e cila e ndihmon trurin të relaksohet duke reduktuar hormonet e lidhura me stresin.”

Një paralajmërim i vogël është se duhet të jeni të vetëdijshëm për llojin e çajit jeshil që merrni në dyqan. Sigurohuni që po pini një çaj jeshil me pak kafeinë, nëse është e mundur – disa përzierje të çajit jeshil, veçanërisht matcha, kanë përmbajtje të lartë kafeine. Kjo mund t'ju mbajë zgjuar nëse e pini shumë vonë.

Hulumtimet sugjerojnë se çaji jeshil me pak kafeinë është veçanërisht i dobishëm kur bëhet fjalë për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat