Arsyet pse duhet të hani më shumë fara luledielli

Ushqime

Arsyet pse duhet të hani më shumë fara luledielli

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Farat e lulediellit janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës suaj. Farat e lulediellit ulin kolesterolin dhe me këtë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Yndyrnat e pangopura janë të ashtuquajturat ‘yndyrna të shëndetshme për zemrën’ dhe kjo do të thotë se shtimi i disa farave të lulediellit në dietën tuaj, mund të bëjë mrekulli për shëndetin e zemrës suaj.

Kur jeni shtatzënë, ka shumë gjëra që nuk mund të hani më. Por për fat të mirë, fara e lulediellit nuk është në atë listë. Dhe madje mund të jetë mirë për ju dhe fëmijën tuaj!

Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë ose nëse tashmë jeni në pritje të lindjes, farat e lulediellit janë të pasura me zink, folate dhe vitaminë E. Dhe këto janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për shtatzëninë.

Zinku ndihmon në prodhimin e insulinës dhe enzimave, vitamina E ndihmon fetusin tuaj të zhvillohet dhe folati mund të ndihmojë në mbështetjen e placentës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat