Regjimi i duhur ushqimor, çfarë duhet të korrigjojmë në dietën tonë?

Ushqime

Regjimi i duhur ushqimor, çfarë duhet të korrigjojmë në dietën tonë?

Më: 8 janar 2024 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Trupi është një dhuratë supreme që duhet mbrojtur e respektuar. Përpiquni të kuptoni mrekullinë e ekzistencës së tij.

Ky program ushqimor që ju propozojmë, është një praktikë e shëndetshme e regjimit tuaj pas festave, i shëndetshëm për pastrimin nga yndyrnat e tepërta dhe kaloritë që kemi marrë përgjatë tryezave të bollshme të fundvitit.

Ky program gjithashtu do t’ju bëjë të mundur rënien në peshë. Vetëm se, kini parasysh rregullat të cilat duhet t’i qëndroni besnikë për të arritur rezultatin e duhur.

Ndalohet të përdoret: Gjërat e skuqura; Marmelatat; Frutat e thata; Ëmbëlsirat me sherbet, akullore, me arra dhe bajame; Konsumi i ushqimeve të nxehta apo të ftohta; Mishrat me yndyrë dhe ushqimet e konservuara (sallame, turshi, kafe, erëza). Niseni ditën me çaj kamomili, mali apo bliri. Në dy javët e para, çdo paradite rreth orës dhjetë duhet të konsumoni një gotë lëng frutash: ananas, qitro dhe portokall ose vetëm lëng portokalli, dy kokrra. Në vend të sheqerit përdorni kokrra fruktoze apo sheqer i zi. Duhet të konsumoni vetëm një fetë bukë integrale në ditë. Kur keni uri, konsumoni ndonjë grusht me cornflakes ose ndonjë karotë. Supa me perime duhet të përgatitet kështu: një patate e vogël, dy speca, dy karota, pak selino, majdanoz, një domate e freskët, e grirë, pak kripë e piper dhe një lugë vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat