Regjimi ushqimor mesdhetar, më i miri në botë për të shtatin vit radhazi

Ushqime

Regjimi ushqimor mesdhetar, më i miri në botë për të shtatin vit radhazi

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:35
Ilustrim

Regjimi ushqimor mesdhetar është më i miri në botë për të shtatin vit radhazi. Kriteret e vlerësimit të revistës amerikane të specializuar “News & World Report” bazohen mbi tre faktorë, ku renditen shija më e mirë, më e shëndetshmja, por edhe me e vlefshmja për planetin.

Regjimi ushqimor mesdhetar ka një ekuilibër mjaft të mirë mes të gjithë vlerave ushqimore dhe konsiderohet një stil i vërtetë jetese, i thjeshtë për t’u respektuar, më i miri për familjen e për trupin. Gjithashtu, ka benefite në përmirësimin e shëndetit, pasi ndihmon ata që vuajnë nga diabeti, bën mirë për kockat dhe për zemrën

Kryesisht bazohet në ushqimet me bazë vegjetale, drithëra, fruta të thata, bazë yndyrore, vaji i ullirit, mish pule, shumë peshk dhe mish të kuq gjithashtu.

Gjithashtu është e këshilluar nga shkencëtarët e gjithë botës në mënyrë unanime pasi ndikon shëndet të mirë dhe në mënyrë të thjeshtë, pasi është edhe regjimi ushqimor që nuk privon njeriun nga asnjë lloj ushqimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat