Ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë

Ushqime

Ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni pagjumësinë, duke filluar kështu nga qumështi i ngrohtë.

Qumështi ka triptofan që përmban melatonin dhe serotonin, të dyja këto që ndihmojnë në gjumë të qetë. Prania e serotoninës ndihmon në qetësimin e trurit, i cili nga ana tjetër ndihmon në stabilizimin dhe rregullimin e humorit tuaj, andaj e gjithë kjo shton një rutinë të mirë gjumi.

Çaji i kamomilit gjithashtu ka veti shëruese dhe qetësuese që ndihmojnë në gjumë më të mirë.

Së bashku me këtë, çaji i kamomilit ka një efekt pozitiv në modelin e gjumit pasi ka përbërjen antioksiduese apigenin.

Qershitë janë shumë të mira për gjumë, sepse kanë praninë e melatoninës, një hormon që çlirohet gjatë natës nga gjëndra pineale..

Mjalta mund të shtohet në dietën e natës vonë për një gjumë të mirë. Me praninë e sheqerit natyral, mjalti rrit nivelet e insulinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat