Keni probleme me kapsllëkun? Këto janë ushqimet që do t’iu shpëtojnë

Ushqime

Keni probleme me kapsllëkun? Këto janë ushqimet që do t’iu shpëtojnë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Kapsllëku është një problem që prek të paktën 20% të popullsisë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është lëvizja e reduktuar e ushqimit përmes sistemit të tretjes. Nëse nuk ushtroni fare dhe nuk hani mjaftueshëm fibra, problemi mund të përkeqësohet. Përpara se të duhet t’i drejtoheni ilaçeve për të luftuar kapsllëkun, mund të përfshini ushqimet e mëposhtme në rutinën tuaj të përditshme dhe të trajtoni problemin e zorrëve me një metodë natyrale.

Mollët

“Një mollë në ditë mban doktorin larg” dhe kjo nuk është shprehje kot. Fruti që ju jep 4 gram fibra dhe ndihmon zorrët të lëvizin çdo ditë. Mollët përmbajnë pektinë, e cila është një fibër e tretshme e njohur për vetitë e saj laksative. Në një studim, 80 pjesëmarrës morën suplemente pektine dhe rezultatet ishin spektakolare, pas 4 javësh. Pra, hani mollët tuaja të thjeshta, së bashku me kos, tërshërë, sallatë frutash dhe çdo mënyrë tjetër gjeniale që mund të mendoni.

Kivi

Fruti njihet për veprimin e tij kundër kapsllëkut. Stimulon sistemin tretës dhe përshpejton lëvizjen e zorrëve. Në një studim të mëparshëm të pjesëmarrësve që ishin të ndarë në kapsllëk dhe jo kapsllëk, u vu re se kishte rezultate pozitive në të gjithë grupin. Pra, bëni një smoothie me kivi. Dhe lehtësim dhe freski në verë.

Fiqtë

Fiqtë e thatë, në veçanti, ju japin edhe më shumë fibra. Mendoni se gjysmë filxhani është i barabartë me 30% të nevojave tuaja ditore për fibra. Në një studim me 40 vullnetarë, fiqtë përmirësonin strukturën e jashtëqitjes dhe reduktuan ndjeshëm ngërçet e barkut të shkaktuara nga kapsllëku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat