Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer!

Ushqime

Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer!

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:49
Ilustrim

Njerëzit e kanë zakon t’i fusin ushqimet në frigorifer. Tekefundit, frigoriferi është i ftohtë dhe i mban ushqimet të freskëta, apo jo?

Por, sipas një studimi, disa ushqime bëjnë mirë të qëndrojnë në temperaturën e dhomës. Në të kundërt, kur mbahen brenda në frigorifer, humbasin shijen, prishen më shpejt dhe ka raste që ndikon në rritjen bakteriale, sepse nuk u bën mirë i ftohti.

Ja cilat janë këto ushqime:

Avokadot: Temperatura e ftohtë ngadalëson procesin e pjekjes dhe mund të ndikojnë negativisht në teksturë.

Borzilokun: Temperatura e ftohtë bën që borziloku të vyshket. Bimët e buta duhet të trajtohen si lulet, pasi priten, duhet të ruhen në një gotë me ujë.

Kastravecat: Temperatura e ftohtë i zbut.

Djathin e fortë: Bazuar në Departamentin e Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara, djathi si parmixhano, nuk e ka të nevojshme mbajtjen në frigorifer. Përkundrazi, duhet të ruhet në një enë hermetike, në një vend të freskët dhe të errët, ndonëse do të zgjasë më shumë nëse ruhet në frigorifer.

Manaferrat: Temperatura e ftohtë bën që manaferrat të humbasin shijen dhe strukturën. Duhet t’i lini në temperaturën e dhomës dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.

Mangot: Temperatura e ftohtë ngadalëson pjekjen. Duhet ta lini në temperaturën e dhomës derisa të jetë gati për t’u ngrënë.

Qepët dhe hudhrat: Duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Nëse i fusni në frigorifer, do të zbuten dhe do t’u rriten bakteret.

Domatet: Temperatura e ftohtë ndikon negativisht në procesin e pjekjes dhe shijes. Dëmton enzimat e domates dhe redukton lëngun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat