E dije se ka disa specie që ndikojnë në habitat në mënyrë direkte me mënyrën se si ndërveprojnë me bimë dhe kafshë? Salmoni është një prej tyre. Pikërisht salmoni që hamë në sushi, poke bowls, e të tjera është ai që luan rol kyç në fertilizimin (rrjedhimisht edhe mirëmbajtjen) e pyjeve.
Por si ndodh kjo?
Mes fenomenit “vrapimi i salmonit”, ekziston një rrugë migrimi e këtij peshku gjatë jetës së tij.
Salmoni që lind në lumenj, rritet në oqean duke u ushqyer nga mikro-organizma të tjerë dhe kur vjen pranvera (që përkon me periudhën e riprodhimit), ai kthehet në lumenj për t’u riprodhuar dhe depozituar vezët.
Kur salmoni ushqehet me specie të tjera, ai ruan një numër të lartë elementesh kimike që janë të rëndësishme në rritjen e pyjeve. Kur salmoni rikthehet në lumë, ai rrezikohet nga speciet e tjera, si zogj dhe arinj. Ata e përdorin salmonin për t’u ushqyer dhe mbetjet e tij përhapen në pyje, duke ushqyer tokën me elementet kimike të ruajtura.
Salmoni është një nga speciet në rrezik zhdukjeje aktualisht dhe shkenctarët e shohin si detyrim ruajtjen e tij.
Specialistët theksojnë gjithashtu se salmoni që konsumohet në masë është i rritur në kushte ferme dhe nuk ka përmbajtjen e plotë të Omega-3 që mendojmë. Po ashtu, një pjesë e tyre kanë sëmundje, përmbajtje antibiotikësh dhe mikroplastike.
Për të marrë gjithë sasinë e nevojshme të Omega-3 mund të konsumoni: fara chia, fara susami dhe fara luledielli. Ndërsa kur doni të hani peshk, zgjidheni atë vendet që e dini që rritet peshku dhe është lehtë i qasshëm.