Ishte shpallur në kërkim/ Plagosi bashkë me disa të tjerë një person, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Vlora

Ishte shpallur në kërkim/ Plagosi bashkë me disa të tjerë një person, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është ndaluar në Vlorë.

Bëhet fjalë për E. M., 27 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat