“Rrengu”, si i shpëtoi Marion Mitro atentatit në Vlorë

Vlora

“Rrengu”, si i shpëtoi Marion Mitro atentatit në Vlorë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:57
Marion Mitro

Shënjestra e atentatit në Vlorë, Marion Mitro ka dhënë detaje rreth momentit të ngjarjes në polici. Mësohet se ai është shprehur se kur e qëlluan ishte me kurriz dhe nuk ka mundur të shohë atentatorët.

Gjithashtu, ai ka treguar se ka qëndruar i shtrirë deri në momentin që personat që e qëlluan që nga makina të largoheshin. Ngjarja ka ndodhur pranë Bibliotekës së Vlorës ndërsa qëlluan nga makina dhe u larguan.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor për gazetarin Elton Nika bëjnë të ditur se ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ndërsa ende për ngjarjen nuk ka të dyshuar.

Kujtojmë se pas atentatit, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është gjetur duke u djegur një automjet i braktisur tip “Land Rover”, që dyshohet se i përkiste autorit të ngjarjes.

Kush është Marion Mitro?

Për herë të parë emri i tij doli para prokurorëve gjatë dëshmisë së Ndriçim Gjokonës në lidhje me bandën e tritolit të Julian Sinanajt.

Në atë kohë, Gjokona tha se kishte marrë porosi nga Mitro për vendosje tritoli ndaj disa objektivave. Mitro ka qenë polic më herët, ndërsa rezulton i dënuar me 8 vite burg për rolin në bandën e Julian Sinanajt.

Prokuroria e akuzoi se Mitro ishte personi që bënte lidhjen mes personave që porosisnin vrasjet dhe Julian Sinanajt, i cili përgatiste bombat dhe ekzekutontje porositë.

Në vitin 2014, atij iu sekuestruan disa apartamente dhe lloigari bankare në një biznes ku ishte bashkëortak pasi dyshohej se të ardhurat ishin siguruar nga veprimtari kriminale. Po në vitin 2014, Mitro u akuzua si personi që vendosi bombën poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat