Vrau një, plagosi tre të tjerë në lokal/ Policia arreston 42 vjeçarin pas arratisë së gjatë

Vlora

Vrau një, plagosi tre të tjerë në lokal/ Policia arreston 42 vjeçarin pas arratisë së gjatë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Arian Kondi, i cili katër vite më parë vrau shtetasin Ergys Gjinoveshaj dhe plagosi tre të tjerë në një lokal.

Kondi ishte dënuar me 8 vite burgim për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Në datë 20.04.2017, 42 vjeçari, gjatë një konflikti qëlloi për vdekje me armë zjarri Gjinoveshajn. Kondi ishte së bashku me një tjetër person në momentin që u zunë Gjinoveshajn dhe tre persona të tjerë.

Nga të shtënat me armë Ergys Gjinoveshaj humbi jetën në vend, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Vlorë

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim.  

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat