Zhduket prej 9 ditësh vlonjati/ Nëna: Policia na tha se po gatuan për Bashën, e vranë socialistët…

Vlora

Zhduket prej 9 ditësh vlonjati/ Nëna: Policia na tha se po gatuan për Bashën, e vranë socialistët…

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:32
Nëna e Arjan Shabanajt

Arjan Shabanaj nga Selenica prej 9 ditësh ka humbur kontaktet ne familjen. 50-vjeçari nga qyteti i Selenicës është larguar nga shtëpia për të shkuar në qytetin e Vlorës dhe që prej datës 21 prill nuk është kthyer më në banesë dhe as ka kontaktuar me familjen.

Arjan Shabanaj nuk rezulton të ketë probleme as ligjore dhe as shëndetësore.

Shabanaj jetonte me nënën e tij dhe kishte disa muaj pa punë. Kontakti i fundit ka qenë me nënën. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë edhe në polici, por ende asnjë përgjigje.

E moshuara rrëfen se kur ka bërë denoncim më 22 prill policia i kanë thënë “mos u bë merak se ai gatuan për Lulzim Bashën”.

“Atë natë që erdhi Lulzim Basha shkuam atje. Qëndruam atje, në kohën që erdhi Basha ky e priti në qendër të Selenicës.

Hipi Basha për të dhënë mitingun, zbriti dhe mua djali më tha “nëna mos kalo nga turma se do të shtypin njerëzit dhe unë ashtu bëra”. Sa erdha, prita nuk po më vinte djali, i rashë 10-15 herë, dyshova se e mbylli njeri.

Nuk u shqetësova se telefoni nuk i mbante bateri. U shqetësova atë moment, dola në pazar. Në 2 të mëngjesit shkova në polici bëra denoncimin. Polici më tha do të vish nesër, shkova.

Shkova çdo ditë në polici “më thanë nëse nuk ke marrë haber shko në stacion në Selenicë”. Kam vajtur 2-3 herë në ditë me shkop, më thoshin ik mos u bë merak se ai gatuan për Lulzim Bashën. Tallen me mua” shprehet e moshuara.

Tefta Shabanaj e drejton gishtin nga politika. “Po, aty e kam të gjithë dyshimin, mua djalin ma vranë socialistët. Dua të ma gjejnë të vdekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë ia kanë bërë të zezën”, tha ajo për ABC News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat