Pamjet/ Nis Plazhi, drejt Vlorës pushues nga Kosova, Maqedonia dhe Italia

Vlora

Pamjet/ Nis Plazhi, drejt Vlorës pushues nga Kosova, Maqedonia dhe Italia

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:13
Vlorë

Qyteti bregdetar i Vlorës megjithëse jo zyrtarisht ka çelur sezonin turistik, në qytet kanë ardhur edhe vizitorët e parë.

Në njësitë hoteliere momentalisht peshën kryesore e mbajnë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Nuk mungojnë as italianët, për të cilët vendi ynë mbetet zgjedhja e duhur.

“Kam ardhur disa herë për të kaluar fundjavën në Vlorë. Në Shqipëri ka shërbime shumë dhe mundësi shumë të mira. Këtu mund të gjesh diell dhe det të mirë. “

Vizitorët shprehen se atraksionet turistike e bëjnë Vlorën qytetin më të bukur në Shqipëri. Ndërrkohë vendasit shpresojnë për një sezon turistik të çliruar nga pandemia ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Operatorët turistik të Vlorës kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik duke diskutuar risitë e këtij viti dhe ofertat që do sjellin në treg.

Gjirokastër, turizmi me shpresë për sezonin, Hoxha: Rezvervimet që kishim janë anuluar 

Përgjatë fundjavave njësitë hoteliere të Vlorës janë të frekuentuara në masën 20 % ku nuk mungojnë dhe turistët polak, rusë dhe ukrainas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat