Aksidentoi një 12-vjeçare, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Vlora

Aksidentoi një 12-vjeçare, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Procedohen në gjëndje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për vepën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

A. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.

A. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

E. K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar automjetin, në lagjen “1 Maji”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me inicale R. B., 12 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat