Dy turistët në Vlorë përleshen me sende të forta, përfundojnë në spital

Vlora

Dy turistët në Vlorë përleshen me sende të forta, përfundojnë në spital

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, mes dy pushuesve.

Shkak është bërë gërvishtja e makinës. Mësohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.

Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat