Sheshi i flamurit në Vlorë pa identitet, historianët dhe banorët: Projekti humb vlerën e monumenteve

Vlora

Sheshi i flamurit në Vlorë pa identitet, historianët dhe banorët: Projekti humb vlerën e monumenteve

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:34
Vlorë

Simboli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, sheshi i Pavarësisë tashmë po ridimensionohet sërish në harkun kohor të 7 viteve.

Historiani dhe njëkohësisht shkrimtari Ergys Alushi përshkruan pamjen që ka pasur më 1912 dhe ndryshimet e para që mori më pas.

Pas atij viti, sipas tij të gjitha projektet kanë zhdukur identitetin.

"Ka ndryshuar bazamenti, monumenti madhështor i Pavarësisë, është prishur bazamenti i cili u ndërtua për ta lartësuar monumentin, për ta veçuar nga ngjarjet e tjera historike të Shqipërisë," tha Alushi.

Sipas Alushit projekti i ri nuk ruan aspak dimensionin e bustit të Pavarësisë dhe katër topat, si simbol i katër vilajeteve shqiptare.

"Nuk është ideja që të jenë 4 vilajetet, por të ishin përballë me godinën ku u shpall Pavarësia, për të qenë ballë për ballë me njëra-tjetrën," tha ai.

Një tjetër vërejtje ai ka dhe për mungesën e konsultimeve me historianët, intelektualët, arkitektët dhe mbi të gjitha qytetarëve.

"Minimalisht duhet të ishte bërë një konkurs ndërkombëtar për sheshin kombëtar historik të Flamurit. Duhet të ishin ftuar shumë arkitektë nga shumë vende dhe të ishte shpallur projekti më i mirë. Nuk janë pyetur as arkitektë, as projektues, as inxhinierë të Vlorës të cilët e kanë ndërtuar këtë Vlorë ndër vite," tha Alushi.

Qytetarët vlonjatë shprehen se e dinë për ndërhyrjen por ende nuk kanë parë projektin.

"Unë jam vetë piktor dhe e kuptova sa e pashë. Nuk mund të japësh mendim pa parë projektin."

"Unë nuk e di fare projektin si është."

As e dimë fare se çfarë bën kryeministri Rama. Njerëzit janë pa bukë dhe ai bën gjithë këto gjëra."

"Ne nuk e dimë se çfarë  do bëhet, patjetër që mund të bëhet gjë e mirë por ne nuk dimë gjë."

rikonceptimi i sheshit të Flamurit nisi në vitin 2014  por tu konkluduar në vitin 2021 kur u miratua dhe fondi për shpronësimin e godinës shumëkatëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat