Ditët e fundit të plazhit/ Pushuesit e vjeshtës mbajnë hapur sezonin turistik në Vlorë

Vlora

Ditët e fundit të plazhit/ Pushuesit e vjeshtës mbajnë hapur sezonin turistik në Vlorë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:12
Foto

dhe në javën e tretë të vjeshtës, në plazhet e Vlorës ende ka pushues, që kryesisht zgjedhin këtë kohë të vitit për qetësinë dhe çmimet më konkurruese.  Kreu i dhomës së Tregtisë, thotë se ky ishte sezoni i rigjallërimit të turizmit, por jo ai që pritej.

Shirat e vjeshtës kanë nisur dhe temperaturat kanë shënuar rënie, por kjo nuk i ka larguar pushuesit e Shtatorit nga bregdeti shqiptar.

Në Vlorë, të shumtë janë serbët dhe Ukrainasit krahas shqiptarëve të Kosovës.

“Jam për herë të parë në Shqipëri dhe në asnjë moment nuk e kam ndier tensionin që ka karakterizuar marrëdhënien mes vendeve tona ndër vite. Njerëzit janë të mrekullueshëm dhe çmimet të kënaqshme. Do ta sugjeroj Shqipërinë si destinacion për pushime tek miqtë e mi në Serbi.”- shprehet pushuesi serb.

Politikat e lehta kufizuese ndaj Covidit, e ktheu Shqipërinë në destinacion krahas çmimeve që për të huajt konsiderohen të arsyeshme.

“Masat më të lehta anti-kovid që ka vendosur Shqipëria janë një prej arsyeve pse jemi me pushime këtu! Çmimet konkurruese në krahasim me vendet e tjera është një tjetër. Është vetëm dita e ime e parë në Vlorë, por përshtypjet janë pozitive.”- shprehet pushuesi.

Nuk ishte në kuotat e saj më të mira, por ishte në kuotat e shpresës”- tha ai.

Krahas kaosit në qytet, pastrimi ishte një prej problemeve kryesore të verës në Vlorë.

Shqetësimi mbetet prezent edhe pse numri i turistëve është shumë herë më i ulët.

“Nuk ka qenë shumë i pastër”

“Ka pasur mbeturina”

Operatorët turistikë në vazhdimësi kanë kërkuar më shumë angazhim nga bashkia e Vlorës për një qytet të pastër!

“ E vërtetë që nuk ishte në lartësinë e duhur, për t’u kthyer turistëve atë që pamjen që kishin bizneset."- shprehet Arben Breshan

Në një kohë kur sezoni turistik zyrtarisht mund të konsiderohet i mbyllur, pushuesit nuk mungojnë as në plazhet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat