Kush u vuri zjarrin mbeturinave në Vlorë? Bashkia akuzon banorët, banorët punonjësit e bashkisë

Vlora

Kush u vuri zjarrin mbeturinave në Vlorë? Bashkia akuzon banorët, banorët punonjësit e bashkisë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:23
Ilustrim

Emergjenca mjedisore e krijuar në Vlorë nga djegia e fushës së mbetjeve ka ka kërkuar edhe ndihmën e ushtrisë krahas forcave të shumta zjarrfikëse dhe punonjës të mirëmbajtjes nga bashkia.

Nënkryetarja e Bashkisë, Aulona Veizaj, duke folur për mediat akzuzoi banorët e zonës për zjarrvënie të qëllimshme.

"Ka dy orë që ka rënë zjarri. Jemi në krye të detyrës dhe po marrim masa për izolimin. Mendojmë që janë njerëzit që i kanë vënë zjarrin mbeturinave. Është vështirë për tu fikur, kërkon mjete dhe njerëz. Mendoj se jemi në një fazë të mirë të izolimit.Njerëzit duhet të sensibilizohen të mos bëjnë dëme të tilla, e kanë bërë me dashje. Edhe pa dashje të jetë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne mendojmë që e kanë vënë banorët, punëtorët nuk kanë asnjë interes të kalojnë ditë kaq të vështira këtu".

Banorët flasin për një situatë të përsëritur me djegien e mbetjeve, ndërsa tregojnë jetesën e vështirë për shkak të afërsisë me to.

"Ka rënë zjarr edhe herë të tjera".

"Njerëzit djegin mbeturina. Ku të ankohemi. Askush nuk e zgjidh të drejtën.U largua, ishte tym i madh, mjegull".

"Tymi dëm bën për të gjithë. Vete dhe te bashkia, prandaj e kanë ruajtur".

Jashtë kamerave, ata thonë  se mbeturinat janë djegur nga punonjësit e bashkisë që menaxhojnë fushën e mbetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat