Grabitet gjatë natës zyra e Kadastrës, vidhen dokumente të zonës së Dhërmiut

Vlora

Grabitet gjatë natës zyra e Kadastrës, vidhen dokumente të zonës së Dhërmiut

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Pak para mesnate, mbrëmjen e kaluar janë vjedhur disa dokumente në zyrat e Kadastrës së Vlorës,që ndodhet në pallatin e Kulturës.

Policia bën me dije se një person i paidentifikuar ka thyer vjedhur me thyerje disa dokumente në zyrat e qarkut. Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë vjedhur dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quajtura “Formularë 6”.

Hetimet kanë nisur për të mësuar detaje rreth dokumenteve të vjedhura, mënyrës se si ka hyrë brenda zyrave dhe identifikimin e tij.

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Kadastra e Vlorës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme dhe janë verifikuar shpesh lëvizjet e ndryshme në institucion, që nga regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat