Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Banorja: Jorgjit i vdiq djali duke punuar me nipin në Greqi kurse Genci kaloi në depresion dhe...

Vlora

Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Banorja: Jorgjit i vdiq djali duke punuar me nipin në Greqi kurse Genci kaloi në depresion dhe...

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:35
Foto

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta vrau me armë xhaxhain, Jorgji Koreta 64-vjeç dhe më pas veten, fshatin Mekat, në Vlorë, e ka pllakosur zija. Nipi ka shtënë ndaj xhaxhait në kokë, ndërkohë po dhe në kokë ka qëlluar veten e tij.

Në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, ndërsa është ende perimetri i rrethimit, ndërkohë që policia vijon të hetojë ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme.

Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar, ndërsa flasin mirë për dy personat, viktima të ngjarjes. Edhe pse mbetet enigmë shkaku i vrasjes së xhaxhait nga nipi, një prej banoreve, njëherësh edhe fis me të ndjerët, kujton se vite më parë Jorgjit, xhaxhait i ka vdekur një djalë gjatë punës në ndërtim në Greqi, ku Genci ishte bashkë me kushëririn.

“Na vjen shumë keq për atë djalë, ishte ëngjëll. Edhe e ëma thotë se nuk e di nga e gjeti çiften. Se nga e gjeti, ia pruri zoti thotë. Mjerë ajo nënë. Këtij xhaxhait i kishte vdekur djali i ri, para 10 viteve gjatë kohës që punonte me Gencin. Pas kësaj ky nuk shkonte më në Greqi nga puna e djalit të xhaxhait dhe javë për javë në varreza e shikonim”, tha banorja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat