Moti i keq në Vlorë/ Deri në gjashtë orë vonesë në mbërritjen e trageteve, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese

Vlora

Moti i keq në Vlorë/ Deri në gjashtë orë vonesë në mbërritjen e trageteve, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Kushtet e këqija hidrometeorologjike në Vlorë kanë shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve në det.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit në orën 06:30 dhe parashikohet të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00, që do të thotë me 6 orë vonesë.

Kushtet hidrometeorologjike vijojnë te jenë të përkeqësuara. Shpejtësia e erës llogaritet 17-25m/s në drejtim  jug-juglindje dhe në det të hapur dallgët arrijnë 6-7 ballë.

Mjetet e vogla lundruese si anije mallrash dhe peshkarexhat janë njoftuar të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës.

Ndërkohë parashikohet një përmirësim i kushteve meteorologjike në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat