Moti i keq ‘pushton’ Vlorën, shiu i rrëmbyeshëm përmbyt disa rrugë, i vështirë qarkullimi i automjeteve

Vlora

Moti i keq ‘pushton’ Vlorën, shiu i rrëmbyeshëm përmbyt disa rrugë, i vështirë qarkullimi i automjeteve

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e shiut shfaqin problemet e para në rrugët e Vlorës. Burime për Ora News, bëjnë me dije se rrugët kryesore të Vlorës janë përmbytur.

Problematike si gjithmonë janë akset që lidhin bulevardin ‘Ismail Qemali’ me rrugën ‘Transballkanike’.

Më problematike prej tyre zona e ‘Albano’ dhe ‘Romina’.

Ndërkohë shiu vijon me intensitet të lartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat