Omicron infekton Vlorën, 1 në 3 persona pozitivë

Vlora

Omicron infekton Vlorën, 1 në 3 persona pozitivë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Në dhjetë ditët e para të janarit, Omicron ka prekur 1 në 3 persona në Vlorë. Epidemiologët thonë se këto ditë ka një shtim edhe të numrit të testimeve.

1 në 3 persona që testohen në Vlorë rezultojnë me COVID. Epidemiologu Agron Bashllati në një intervistë për Abc sqaron se ditët e fundin ka një rritje të personave që kërkojnë të testohen. Në rreth 150 persona 30 deri 50 dalin pozitivë.

“Vihet një pozitivitet më i rritur në 10 ditët e para të janarit rezultojnë pozitiv 374 persona ne 1100. Rritje rreth 33% të pozitivitetit në krahasim ditë para vitit të ri që ishin tek 20 %”.

Mjeku shpjegon se rritja e të infektuarve lidhet me festat e fundvitit dhe kthimin e emigrantëve.

Ditë e fundit në qendrat shëndetësore të Vlorës ka interes të shtuar të qytetarëve për tu vaksinuar. Jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi, por dhe prej detyrimi të punonjësve të administratës apo marketeve për të paraqitur certifikatën e vaksinimit në punë.

“Po bëhen vaksina të të gjitha llojeve. Po bëhen dozat e para të dyta dhe tani po kërkojnë dhe dozat e treta. Numri I të vaksinuarve ka filluar të shtohet”.

71 mijë persona në Vlorë të vaksinuar më një ose dy doza të vaksinës. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat